Bota

Prezantuesja televizive ruse “jep dorëheqje dhe largohet nga vendi i saj”

Një prezantuese e lajmeve nga një prej kanaleve televizive më të rëndësishme të Rusisë ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi, sipas raportimeve.

“Unë u largova nga [Rusia] së pari sepse kisha frikë se nuk do të më linin të shkoja, më pas paraqita dorëheqjen time”, i tha Lilia Gildejeva nga NTV, blogerit të shquar Ilya Varlamov.

Lexo më shumë  Akuza për dhënie informacionesh ndaj armiqve, Irani arreston 500 persona

Gildeyeva ishte një spikere në Segodnya (Sot), programi kryesor i lajmeve të mbrëmjes në NTV – stacioni i tretë televiziv më i popullarizuar në Rusi, i cili është në pronësi të gjigantit të gazit Gazprom dhe është fort pro Kremlinit.

Në vitin 2021, Gildeeva u përfshi në listën zyrtare të gazetarëve të presidentit Vladimir Putin, të cilët morën falënderime për “arritjet në zhvillimin e mediave masive”.

Dhe në vitin 2008, ajo u falënderua nga Putin për “dhënien e informacionit dhe aktivitetin aktiv shoqëror për zhvillimin e shoqërisë civile në Federatën Ruse”.

Largimi i raportuar i Gildejevës pason protestën kundër luftës nga një redaktore lajmesh në Channel 1 të kontrolluar nga shteti mbrëmë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *