KryesoreLajme

Prezantohet ankandi i parë i erës, Kurti: Ekonomia e Kosovës po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon, me rritjen bruto të produktit në 6.36%

Ministria e Ekonomisë ka lansuar ankandin e parë të erës prej 100 MW në Kosovë, me përkrahje të Korporatës Ndërkombëtare Financiare si këshilltar kryesor i transaksionit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se ekonomia e Kosovës po rritet, teksa theksoi rëndësinë e investimeve në kapacitete të reja të energjisë.


“Këtë vit të suksesshëm për sektorin e energjisë po e mbyllim edhe me një sukses, hapjen e ankandit të parë të erës. Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon, me rritjen e bruto produktit në 6.36%. Sot kemi dyfishim të eksporteve dhe investimeve të huaja direkte. Kjo rritje reflektohet edhe në rritjen e konsumit të energjisë nga bizneset. E pa dyshim që rritja ekonomike duhet të përcillet me rritje të kapaciteteve energjetike. Dy vjet më parë, agresioni i Rusisë në Ukrainë kishte shkaktuar një krizë energjetike. Kësisoj e kuptuam se varësia nga importi i energjisë është i rrezikshëm jo vetëm për ekonominë por edhe sigurinë kombëtare”, tha kryeministri.

Lexo më shumë  Haxhiu: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës mbetet obligim i përbashkët


Ndërkaq i pari i ekzekutivit vijoi se sulmi në kanalin e “Ibër-Lepencit” ua ka bërë me dije rëndësinë për fuqizimin energjetik.

“Sulmi ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e “Ibër Lepencit” na e bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptimin energjetik. Andaj shumëfishimi i burimeve të energjisë, nuk është zgjidhje vetëm për sektorin e energjisë, por edhe për të mbrojtur pavarësinë energjetike të Kosovës”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Protesta është politike, problemi është se kemi harruar çfarë do të thotë politikë

Rruga Press

YouTube player