KryesoreOpinion/Aktualitet

Pretendimi që thekson si “rajon të serbëve” territorin e komunave me shumicë serbe është kundërhistorik

Nga Donik Sallova

Pretendimi i Serbisë dhe kujtdo në bashkësinë ndërkombëtare për ta bërë Republikën e Kosovës nga “shtet unitar” në “shtet unitar të rajonalizuar”, përveç se nuk ka bazë kushtetuese dhe bie ndesh me frymën integruese të Pakos së Ahtisaarit (kompromisit të madh), ky pretedim nuk ka as bazë historike.

Në Kosovë nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë rajon kompakt i njohur si rajon i dominuar historikisht, kulturalisht e demografikisht vetëm nga serbët, madje as veriu i Kosovës. Serbët kanë qenë pakicë në secilin kontekst në Kosovë, edhe atëherë kur ishin pakicë sunduese mbi shumicën shqiptare. Prandaj, pretendimi për ta theksuar si “rajon të serbëve” territorin e komunave me shumicë serbe është kundërhistorik.

Lexo më shumë  Të gjithë kundërshtarët e Albin Kurtit !

Nuk duhet të harrojmë që nga 10 komunat serbe, 5 janë krijuar artificialisht përmes procesit të decentralizimit etnik. Janë shkëputur një grusht fshatrash nga përkatësia e tyre historike me komunat përkatëse dhe janë shndërruar në “komuna serbe”. Këtij procesi i kishte prirë Lutfi Decentralizimi i LDK-së.

Ndërsa, kompaktësia demografike serbe e veriut është rezultat i spastrimit etnik ndaj shqiptarëve nga strukturat ilegale të Serbisë nën vëzhgimin e qetë të UNMIK-ut dhe KFOR-it francez.

Lexo më shumë  Deklaratë e përbashkët e Miqve të Ballkanit Perëndimor (FWB)

Prandaj, përpjekja e Serbisë për themelimin e rajoneve serbe brenda Kosovës, me apo pa Asociacionin vetëmenaxhues, do të kundërshtohet si refleksion ndaj decentralizimit etnik, i cili nuk solli integrim, por kontrollin më të lehtë të serbëve nga Beogradi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *