KryesoreLajme

Presidentja Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin BE – Ballkani Perëndimor  

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.

Në njoftim është bërë e ditur se temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Eksperti i sigurisë nga Instituti “Octopus”: Serbia kërcënon sërish, BE-ja duhet të reagojë

“Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës nesër me seancë solemne
YouTube player