KryesoreLajme

Presidentja Osmani takon Maqedoncin dhe komandantin e FSK-së: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bekim Jashari.

Siç ka shkruar presidentja Osmani në Facebook, ministrin Maqedonci dhe gjenerallejtënant Jashari i ka përgëzuar për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë.

Po ashtu, Osmani mes tjerash ka shkruar se ushtria e Kosovës po fuqizohet çdo ditë si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.

Lexo më shumë  Serwer e Stradner japin alarmin nga SHBA për rrezikun që vjen nga Vuçiqi

“Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.  Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Rruga Press

YouTube player