Lajme

Presidentja Osmani takon homologun e saj portugez: Një shtet miqësor, që na ofron angazhim të përbashkët për paqe e stabilitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa.

Osmani ka thënë se shteti portugez na ofron angazhim të përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm.

“Në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.

Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm. 🇽🇰🇵🇹”, thuhet në postimin e presidentes Osmani.

Rruga Press

YouTube player