Lajme

Presidentja Osmani takohet sërish me emisarin Escobar: Presim me padurim rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot sërish të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, para se ky i fundit, bashkë me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak të udhëtojnë për vizitë në Serbi.

“U takuam sot me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, në ditën e tij të fundit në Kosovë. Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur në marrëdhëniet Kosovë-ShBA dhe presim me padurim rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Osmani në një postim në Twitter

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, para përfundimit të vizitës treditore në Kosovë, sot kanë ndërsa nesër do e fillojnë vizitën e tyre në Serbi.

Marrëveshja e arritur në vitin 2013 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë ishte një nga temat që diplomatët perëndimorë diskutuan me autoritetet kosovare, liderët e opozitës dhe shoqërinë civile, gjatë dy ditëve të fundit.

Lexo më shumë  Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

“Ne nuk kemi ardhur këtu me recetë propozimesh që do të donim t’i impononim. Në fakt, ne po kërkojmë nga të dyja palët [Kosova dhe Serbia] që të jenë konstruktive, t’i ofrojnë vizionet e tyre se si duhet të duket Asociacioni dhe pastaj të negociojnë prej aty, në kuadër të dialogut”, tha Escobar në konferencën e përbashkët me Lajçakun. 

Rruga Press

YouTube player