Lajme

Presidentja Osmani takohet me presidentin e NDI-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim presidentin e NDI-së, z. Derek Mitchell, i shoqëruar nga z. Robert Benjamin, drejtor i NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ambasadoren Nancy Soderberg, drejtore e zyrës së NDI-së në Kosovë.

Nga zyra e presidentes bëjnë të ditur se përveç diskutimeve për rolin dhe punën e NDI-së në Kosovë dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, Presidentja Osmani vlerësoi lartë angazhimin e NDI-së në Kosovë në mbështetjen e proceseve demokratike në vend.

Lexo më shumë  Sveçla merr pjesë në Forumin e Salzburgut, thekson rëndësinë e sigurisë kufitare dhe bashkëpunimit rajonal

Presidentja Osmani theksoi se puna profesionale e NDI-së ka rezultuar në fitimin e besimit të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve po ashtu.

Palët diskutuan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke u angazhuar për vazhdim të bashkëpunimit dhe identifikim të fushave të reja për fuqizim të demokracisë në vend.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, diskutohen investime deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *