Bota

Avaria në tubacionin bullgar ndërpret furnizimin me gaz në Ballkan

Operatori i rrjetit të gazit në Bullgari “Bulgartransgaz” njoftoi se pas një avarie në tubacion ka ndaluar transportin e gazit natyror në Rumani, Serbi dhe Hungari.

Kompania tha më 1 nëntor se avaria ndodhi në orët e mëngjesit në afërsi të fshatit verilindor Vetrinos. Ekipet po punojnë në zëvendësimin sa më të shpejt të asaj pjese të tubacionit të gazit.

Transporti i gazit natyror në Rumani u ndërpre automatikisht ndërsa më vonë u rivendos pjesërisht, por furnizimi në Serbi dhe Hungari është pezulluar, tha Bulgartransgaz. Përmes rrjetit të saj, Bullgaria transporton gazin rus në Serbi dhe Hungari.

Lexo më shumë  Një kompani në Beograd e themeluar nga ish-këshilltari i Vuçiqit është gjetur në qendër të një skandali që po trondit Izraelin

Në Bosnjë-Hercegovinë, Sarajevogas, shpërndarësi kryesor i gazit për kryeqytetin, njoftoi se furnizimet me gaz do të kufizoheshin ndërsa për konsumatorët që përdorin burime alternative të energjisë furnizimi do të ndërpritet. Kantoni i Sarajevës është gjithashtu konsumatori më i madh i gazit në Bosnjë-Hercegovinë.

Sarajevogas tha se po punohet në rregullimin e defektit, por se nuk dihet se kur do të normalizohet furnizimi.

Lexo më shumë  Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron ShBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Ndërkohë, Serbia aktualisht është plotësisht e varur nga gazi rus.

Ky vend arrin të përmbushë vetëm 13 për qind të nevojave nga prodhimi i brendshëm. /Rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *