Lajme

Presidentja Osmani takohet me ambasadoren greke, flasin për dialogun dhe nevojën e heqjes së masave të BE-së

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të premten në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

Sipas Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Greqisë në sfera të interesit të ndërsjellë.

Lexo më shumë  Haxhiu: Uroj të arrihet konsensus për presidentin, vendi të mos detyrohet të shkojë në zgjedhje

“Presidentja foli edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, Osmani ka ritheksuar nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat siç ka thënë, janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog.

Rruga Press

Lexo më shumë  Mbi 20 garazhe, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa leje në pronë të Trepçës në veri të Mitrovicës
YouTube player