Lajme

Presidentja Osmani sot në Bruksel, takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Bruksel, ku do të zhvillojë një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATOS-s, Jens Stoltenberg.

Pas përfundimit të takimit, presidentja Osmani dhe sekretari Stoltenberg do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat. Presidenca e Kosovës ka njoftuar se gjatë vizitës zyrtare në NATO, Osmani do të ketë takim edhe me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer si dhe do të realizojë takime me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith, dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate.

Lexo më shumë  Kurti pritet nga Macroni para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike

 “Përgjatë vizitës, Presidentja Osmani do të riafirmojë vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me programin e Partneritetit për Paqe, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatë, në veçanti për çështje të sigurisë, mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin për kontribut të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate në rajonin tonë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  “Frymëzim i të gjithëve”, nderohet heroi Enver Zymeri

Rruga Press

YouTube player