Lajme

Presidentja Osmani pritet nga krerët më të lartë shtetërorë të Maltës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur të mërkurën në takime të ndara nga presidenti i Maltës, George Vella, kryeparlamentari, Angelo Farrugia dhe ministri i Jashtëm, Evarist Bartolo.

Osmani gjatë takimit me Vellan, e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj në BE.

Presidentja Osmani e ka cilësuar të nevojshëm pranimin e Kosovës në BE, si një parakusht për paqe e stabilitet në Evropë.

Lexo më shumë  Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka kërkuar që Malta ta mbështesë edhe më tej Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkaq, gjatë takimit me Farrugian, Osmani ka theksuar se në kuadër të diplomacisë parlamentare e pret ndihmën e tij dhe të parlamentit të Maltës në mënyrë që edhe Kosova të arrijë të përfaqësohet në organizata ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Ministrja e Katarit e fton ministrin Murati të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi për projekte të përbashkëta

Ndërkohë, në takimin me ministrin e punëve të Jashtme të Maltës, Evarist Bartolo, u bë e qartë se mbështetja e tij dhe e Maltës në procesin e anëtarësimit në BE si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare nuk ka munguar deri tani dhe është kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tutje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *