Presidentja Osmani pret në takim ministrin çek, ja fokusi i diskutimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak.
Takimi është duke u zhvilluar në objektin e presidencës dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm ne fillim të takimit.
Dvorak, sot gjatë ditës do të takohet edhe me Kryeministrin, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Lexo më shumë Rikthehet Arben Ahmetaj - Të hënën nxjerr audio-përgjime mbi skandalet e qeverisë Rama
Pas përfundimit të takimeve bilaterale, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, do të mbajnë konferencë për media.
Rruga Press

