KryesoreLajme

Presidentja Osmani pret në takim ministrin çek, ja fokusi i diskutimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak.

Takimi është duke u zhvilluar në objektin e presidencës dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm ne fillim të takimit.

Dvorak, sot gjatë ditës do të takohet edhe me Kryeministrin, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Lexo më shumë  Qeveria miraton pakon e 19-të të masave kundër Rusisë e Bjellorusisë

Pas përfundimit të takimeve bilaterale, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, do të mbajnë konferencë për media.

YouTube player