Presidentja Osmani nga Kopenhagen: Zbatimi paralel i marrëveshjeve me Serbinë, kusht për dialog të besueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Kopenhagës për Demokraci ka theksuar se duhet të respektohen të gjitha pikat e marrëveshjes së dokorduar në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të udhëhequr nga BE-ja.
Për krijimin e Asociacionit, Osmani ka bërë të qartë se krijimi i saj “është i kushtëzuar” nga zbatimi i pikëve të marrëveshjes nga Serbia.
Sipas saj, Serbia duhet të zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes në mënyrë paralele me Kosovën.
Ajo ka shprehur shqetësimin për ndikimin negativ që mund të ketë moszbatimi i marrëveshjes nga Serbia, duke theksuar se çdo marrëveshje ka dy palë dhe të dyja palët duhet të zbatojnë obligimet e tyre.
“Po, është [Asociacioni] sepse duam të zbatojmë çdo gjë që kemi arritur si marrëveshje si pjesë e dialogut të udhëhequr nga BE-ja por si në çdo kontratë në secilën marrëdhënie kontraktuale ka dy palë, dhe nëse njëra palë nuk e zbatohen asnjë prej pikave të saj por që e minon marrëveshjen dhe në rastin e Serbisë publikisht e deklaron që nuk do ta zbatojë që nuk e pranon atëherë çështja është a ka marrëveshje. I kemi bërë pyetje BE-së që t’u kërkojë dyja palëve që të bëjnë çdo gjë paralelisht, pra nuk po ikim nga obligimet që lindin nga ajo marrëveshje sa i përket Kosovës por edhe Serbia duhet të veprojë njëkohësisht”, ka deklaruar ajo.
Osmani ka potencuar se përderisa Serbia e kundërshton këtë marrëveshje, Kosova nuk duhet të kushtëzohet për anëtarësim në KiE.
Po ashtu, ajo ka bërë thirrje për veprime paralele nga të dyja palët në përputhje me marrëveshjen, duke kërkuar që Serbia të pranojë të drejtat e komuniteteve pakicë dhe të ushtrojë njohjen de-facto.
“Obligimi kryesor nga ajo marrëveshje për Kosovën ka të bëj me te drejtat e komuniteteve pakicë, posaçërisht krijimi i Asociacionit por kjo është e kushtëzuar me Serbinë që të ushtroj njohjen de-facto paralelisht njëkohësisht sepse siç e ka thënë Macron dhe gjithë liderët evropian, përderisa Serbia e bën të kundërtën, që thotë se nuk do të kemi kurrë njohje as de-facto as de-juro nuk do t’i lejojmë Kosovës të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, pra cilat janë masat e sigurisë që do t’i kemi, sidomos që ato të sigurisë që të mos i lejojmë këtij Asociacioni të ikë nga kontrolli”, ka thënë Osmani.
Përveç kësaj, presidentja e Kosovës ka shprehur shqetësimin për mungesën e baraspeshës në implementimin e marrëveshjeve, duke theksuar se ka nevojë për një zbatim të plotë të tyre nga të dyja palët në mënyrë që dialogu të mbetet i besueshëm.
“Asociacioni që është prezantuar sot nuk i ngjan Republikës Sërpska, por duhet të sigurohemi që as të mos jetë i përafërt që të mos krijojmë kokë çarje tjera sa i përket sigurisë. E vetmja mënyrë është që tërësia e marrëveshjes të zbatohet jo vetëm t’i kërkohet Kosovës të implementojë çdo gjë dhe ti japë Serbisë dritë të gjelbër të bëj çdo gjë që dëshiron”, ka thënë Osmani.
“Tani kemi kaluar dy fazat me sukses për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe tani po na thuhet që po duhet të implementoni Asociacionin, mirë, por a do ta bëj Serbia pjesën e saj paralelisht, që do të thotë vota për Kosovën në Këshill të Evropës, askush nuk ia kërkon këtë, pra kemi një mungesë totale të baraspeshës, dhe që e minon kredibiltetin e dialogut”, është shprehur tutje Osmani.
Rruga Press