Lajme

Presidentja Osmani në SHBA, takohet me senatorin Schummer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Papritur ajo ka postuar në llogarinë e saj në Twitter, fotografi nga një takim që ka pasur me senatorin Chuck Schumer.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj udhëheqësen e shumicës në Senat, senatorin Schumer dhe të riafirmoj partneritetin e gjatë midis dy vendeve tona”, ka shkruar presidentja Osmani.

Lexo më shumë  MPJ-ja ende pa informacion nëse zëvendësdrejtori i Policisë Jankoviq, me shtetësi serbe, është liruar nga Serbia

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe diskutuam mënyrat se si mund të rritim bashkëpunimin me Senatin”.

Për këtë vizitë në SHBA, nuk ka njoftuar më parë presidenca e Kosovës.

Osmani ka udhëtuar në SHBA nga Britania e Madhe, ku të shtunën mori pjesë në ceremoninë e madhe të kurorëzimit të Charles III si mbret.

Ajo ishte mes 2.200 pjesëmarrësve, personalitete të nivelit të lartë në Katedralen ku u mbajt ceremonia qendrore e këtij kurorëzimi.

Lexo më shumë  Bogujevci: Kemi përkrahje për anëtarësim KiE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *