Lajme

Presidentja Osmani i kërkon Greqisë mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja Vjosa Osmani, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në Partneritetin për Paqe në NATO.

Në takimin e zhvilluar të mërkurën në Prishtinë, kjo përkrahje është kërkuar si një garanci jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.

Lexo më shumë  Ministri Murati: Mbi 100 milionë euro dëm nga lëndët përmbarimore ndaj komunave

“Presidentja Osmani ka përmendur rrezikun nga tendencat destabilizuese të Rusisë në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi, nëpërmjet Serbisë si satelit i saj”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e presidentes.

Sipas njoftimit, në takim është shprehur gatishmëria për thellim të bashkëpunimit në mënyrë që të formalizohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia.

“Ndër të tjera, në takim me ministrin Dendias, presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në politikën e jashtme, turizëm, kulturë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kurti: Faik Rexhepi – simbol i ngjarjeve të rëndësishme politike

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *