Lajme

Presidentja Osmani i bën thirrje Indisë që ta njohë Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin indian “WION” i ka bërë thirrje Indisë që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke theksuar se Kosova nuk është Kashmir, shkruan Wionews.

Osmani ka thënë se fillimisht India duhet të njohë vuajtjet e kosovarëve nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pastaj të njohë pavarësinë e Kosovës, realitet ky për të cilin presidentja thotë se nuk ka për të ndryshuar.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

“Ne i bëjmë edhe një herë thirrje qeverisë së Indisë që para së gjithash të njohë vuajtjen e popullit të Kosovës nga regjimi gjenocidal e Millosheviqit dhe së dyti, ta njohë realitetin e pandryshueshëm në terren”, ka thënë presidentja Osmani në këtë intervistë për redaktoren e WION, Palki Sharma, transmeton express.

Presidentja ka potencuar se është vetëm çështje kohe kur India do t’i bashkohet vendeve demokratike që kanë njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Linku i intervistës është shpërndarë nga këshilltari i presidentes, Artan Murati.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *