Lajme

Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan diskutojnë zhvillimet në vend dhe diaologun strategjik Kosovë-SHBA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar të premten ambasadorin Jeffrey Hovenier, ndërsa është diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm në mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Në njoftimin për media thuhet se në takimin me ambasadorin amerikan, presidentja Osmani ka ngritur çështjen e dialogut strategjik në mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Lexo më shumë  Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Po të premten Osmani ka pritur në takim edhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend si dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare në fusha të ndryshme.

Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen, të cilën EULEX-i ia ofron në luftimin e dhunës në baza gjinore, konkretisht në punën e misionit në ofrimin e asistencës për institucionet vendore për implementimin e Konventës së Stambollit.

Lexo më shumë  Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

“Me z. Wigemark, Presidentja Osmani diskutoi edhe për sundimin e ligjit, duke vlerësuar rëndësinë e vettingut në sistemin e drejtësisë me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore si i domosdoshëm për ta forcuar sundimin e ligjit, duke respektuar standardet më të larta ndërkombëtare sa i përket këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *