Lajme

Presidentja Osmani denoncon ish-ambasadorin Gjergj Dedaj, e kërcënoi me Kanun të Lekë Dukagjinit

Pas akuzës së ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ndaj presidentes Vjosa Osmani, se e ka larguar padrejtësisht nga misioni diplomatik, duke thënë se përveç ligjit vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, shefja e shtetit e ka denoncuar atë në polici.

Këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina ka thënë se Dedaj është denoncuar për kërcënim publik që i ka bërë presidentes gjatë një interviste televizive.

“Siç kemi paralajmëruar z.Gjergj Dedaj është denoncuar te organet e rendit për kërcënim publik kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj”, ka thënë Kupina.

Lexo më shumë  Me nxitim dhe në fshehtësi mes protestave, qeveria përgatit dhënien e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore për të huajt

Në intervistën e dhënë të hënën, ish-ambasadori Dedaj paralajmëroi presidenten për pasoja pas vendimit që kishte marrë ajo me kërkesë së Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Te unë dhe familja ime dhe te malësia e Gjakovës përveç ligjit vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, nëse më shkel dikush, më vret dikush ka mu vra edhe ai, edhe ai ka me pas pasoja, nuk do të thotë që e mbyt një njeri edhe sa problem i ki lidhjet në shtet edhe shkon në shpi”, tha ai.

Lexo më shumë  "Mos e kruaj me miletin"/ Protesta masive për largimin e Ramës, qytetarët shprehen përmes pankartave: Në Shqipëri lindëm, për Shqipërinë vdesim, kurrë nuk e falim, kurë nuk e shesim

Gjergj Dedaj ka mbajtur pozitën e ambasadorit të Kosovës në Shkup deri në maj të vitit 2021, kur është liruar bashkë me 11 ambasadorë të tjerë politikë.

Rruga Press

YouTube player