Bota

Presidenti ukrainas: Konflikti ushtarak me Rusinë do të nënkuptonte luftë të përgjithshme në Evropë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se konflikti ushtarak me Rusinë jo vetëm që do të përfshijë Ukrainën, por do të sjell luftë të përgjithshme në Evropë.

Duke folur me kryeministrin britanik Boris Johnson në Kiev, Zelesnky theksoi se liderët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për frenimin e Rusisë, duke shtuar se askush nuk mund të parasheh se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Zelensky tha se Kievi ka marrë një qasje më të përgjegjshme ndaj marrëveshjes së armëpushimit nga Minsku për përfundimin e luftës në lindje të Ukrainës, por nuk ishte dakord me Moskën sa i përket rendit të zbatimit të marrëveshjes.

E kryeministri britanik u shpreh se presidenti rus po ia mban revolen në kokë Ukrainës, duke tentuar të bëjë ndryshime në arkitekturën evropiane sa i përket sigurisë – dhe ishte i bindur se nuk po i ekzagjeron kërcënimet ruse.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Është një rrezik prezent. Shohim që një numër i madh i trupave po mblidhen, shohim përgatitjet për të gjitha llojet e operacioneve që janë në kuadër me fushatën ushtarake”, shtoi Johnson duke paralajmëruar se sot do të bisedojë me Putinin.

Rruga Press

YouTube player