Bota

Presidenti polak: Rusia, një kafshë e egër që është mësuar të ushqehet me njerëz

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka deklaruar sot se Moska nuk duhet të lejohet të përparojë në luftën e saj në Ukrainë, pasi kjo do të bënte që t’i shtohej oreksi për të shkuar më tej.

Ai e ka krahasuar Rusinë me një kafshë të egër që është mësuar të haje njerëz.

“Rusia nuk mund të lejohet të fitojë sepse do të vazhdojë të përparojë. Kjo do të mbështesë imperializmin e saj. Është si një kafshë e egër që do të hajë një njeri.

Lexo më shumë  Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti

Nëse një bishë e egër gllabëron një njeri, zakonisht thuhet se thjesht duhet gjurmuar dhe qëlluar, sepse është mësuar të hahet mish njeriu. Kështu është edhe me Rusinë”, ka deklaruar ai.

Rruga Press

YouTube player