Presidenti kthen “Buxhetin 2021”: Nuk ofron mbështetjen e duhur për pandeminë
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin “për buxhetin 2021” kryesisht pasi mendon se projekt ligji nuk i jep mbështetjen e duhur pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj.
Buxheti për vitin që vjen gjithashtu dështon të mbështesë prodhimin vendas dhe bizneset, të cilat humbën mbi 50 mijë vende pune gjatë pandemisë.
“Qeveria mund të kishte bërë një ngadalësim të kësteve për partnerët publikë-privatë me mbështetje buxhetore dhe të jepte mbështetje për grupet sociale më te 8 prekur”, argumenton presidenca.
Gjithashtu, në 2021 mbështetja buxhetore e projekteve PPP planifikohet të rritet pothuajse dy herë. Nga 7.9 miliard lekë në vitin 2020, pagesat e PPP-ve rriten në 14.5 miliard lekë në vitin 2021 dhe kjo është një tjetër arsye për Presidentin që Kuvendi ta rishikojë projekt-ligjin e miratuar.