Lajme

Presidenti kroat kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO, Logu: Turp për Kryeministrin shqiptar

Këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, njëherësh dhe përfaqësues i saj ligjor i PD-së në KQZ, Marash Logu, e ka konsideruar një turp për qeverinë dhe kryeministrin shqiptar kërkesën e presidentit kroat për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai kujton se PD përmes një projekt-rezolute i kishte kërkuar Ramës të angazhohej për këtë, por Kuvendi ende nuk ka e ka futur në rend dite.

Logu: Kryeministri që na turpëron. Në 9 Mars, Grupi Parlamentar i Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar një projekt-rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë, e cila në pikën 3 dhe 4 i kërkon shprehimisht Qeverisë shqiptare të angazhohet për njohjen e Kosovës nga 4 vende të NATO-s që akoma nuk e kanë njohur, dhe të përkrahë pa rezerva çdo kërkesë të Kosovës për anëtarësim në NATO. Kuvendi nuk e ka vendosur akoma në rendin e ditës projekt-rezolutën. Ndërkohë sot në Samitin e NATO-s në vend që kërkesën për njohjen e Kosovës nga 4 vendet anëtare, dhe anëtarësimin e plotë në këtë organizatë, ta bënte kryeministri i Shqipërisë, e ka kërkuar presidenti i Kroacisë. Thjesht e turpshme!

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në Samitin e NATO-së që po mbahet në Bruksel ka propozuar që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance.

Lexo më shumë  Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë

Në fjalën e tij ai është shprehur se 4 shtete të NATO-së ende nuk e njohin Kosovës, ndërsa shton se ky shtet duhet të integrohet dhe të bëhet një shtet i plotë.

Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, ka thënë Zoran Milanoviç.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *