Lajme

Kryeministri kroat: Kërkim falje për agresionin e Millosheviqit, njohje, dhe pastaj normalizim

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë një përgjigjeje në një pyetje rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë ka thënë fillimisht se dëshirojnë të shohin stabilitet dhe zgjidhje të shpejtë të situatës në veri të Kosovës, ku u plagosën disa pjesëtarë të KFOR-it.

“E dyta është se jemi të vetëdijshëm për situatën delikate. Mënyra se si unë e kuptova në disa aspekte qëndrimin e lidershipit të Kosovës në raport me Beogradin, apo me Serbinë në përgjithësi, do ta përmbledh në tri fjalë: kërkim falje për agresionin e Millosheviqit, njohje, dhe pastaj normalizim”, ka thënë Plenkoviq.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Në të njëjtën kohë, ka shtuar ai, cilido lider politik në Serbi që do e njohë Kosovën, nuk do të ketë shumë perspektivë karriere në politikë atje andaj edhe kjo e bën zgjidhjen shumë të komplikuar.

Deklaratat e tij të fundit, kryeministri kroat i ka dhënë në Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë.

Dhe deklaratat e tij vijnë pasi protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

“Pra, ajo që duhet të bëjmë është të lehtësojmë bisedimet, të qetësojmë situatën menjëherë dhe të gjejmë zgjidhje se si pjesa veriore e Kosovës, ku serbët janë shumicë, të cilët bojkotuan zgjedhjet kohët e fundit, mund të marrin pjesë në procesin demokratik. Kjo është thelbësore, pa pjesëmarrje në procesin demokratik nuk do të dërgoni sinjale të ndërtimit të besimit dhe bashkëjetesës në një pjesë shumë të vogël të vendit”, ka thënë më tej kryeministri kroat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *