Bota

Presidenti kolumbian kërkon falje për veshjet naziste në shkollën e policisë, reagojnë Gjermania, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, kërkoi falje pasi një shkollë policie në vend rikrijoi skena që përkujtonin nazizmin gjatë një aktiviteti.

Foto nga ceremonia u shpërndanë të enjten në një llogari në Twitter. Në to dukeshin studentët të veshur me uniforma të forcave SS, ndërsa të tjerë kishin vendosur mustaqe false që dukeshin si ato të diktatorit Adolf Hitler. Në aktivitet nuk mungonin as kryqet naziste dhe kopje të mjeteve luftarake të kohës së Luftës II Botërore.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Drejtori i shkollës u shkarkua nga detyra por pritet të merren edhe masa të tjera në ditët në vazhdim, thanë autoritetet kolumbiane.

“Çdo apologji e nazizmit është e papranueshme, dënoj çdo shfaqje apo përdorim të referencave e simboleve të personave që kanë qenë përgjegjës të holokaustit. Antisemitizmi nuk ka vend në botën tonë”, tha Presidenti Duque.

Për ngjarjen reaguan edhe ambasada e Gjermanisë, Izraelit dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata bënë thirrje për hetim të incidentit dhe dënim të përgjegjësve.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *