Bota

Kina akuzohet se trafikon organet e të dënuarve me vdekje/“40 mijë euro për një mëlçi”, thotë akuza ndaj Kinës

“40 mijë euro për një mëlçi”, shtohen akuzat ndaj Kinës: Tarifat për organet e të dënuarve me vdekje

Në Kinë, shifrat e personave të ekzekutuar me vendim shtetëror cilësohet si një sekret. Gjithsesi, përllogaritje nga palë të treta dhe të pavarura mendojnë se flitet për mijëra ekzekutime çdo vit, edhe pse në rënie. Ndërkohë që në fillim të shekullit dënimet kapitale shkonin deri në 12 mijë çdo vit, në vitet e fundit mendohet se kjo shifër është mbi 2 mijë.

Një shifër gjithsesi e lartë, edhe për një vend që ka kaluar 1.4 miliard banorët, dhe që tregon se përtej ambicieve të një superfuqie globale në terma ekonomike, regjimi i Pekinit mbetet një diktaturë e mirëfilltë. Shumë pak dihet për të dënuarit, shpesh herë as emri, ose arsyeja dhe provat që sollën atë dënim.

Lexo më shumë  Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Por prej disa javësh, diçka prej tyre është tashmë e qartë, edhe pse ende jo e reklamuar në popullsi. Bëhet fjalë për çmimin e organeve të tyre, pasi dënimi me vdekje është zbatuar.

Edhe pse zyrtarisht përdorimi i organeve nga të dënuarit me vdekje është pezulluar nga viti 2015, sipas organizatave të ndryshme, si amerikania DAFOH (Doctors Against Forced Organ Harvesting) që ka hedhur një raport me 560 faqe mbi këto praktika, ajo është rikthyer tashmë në rutinë, në tentativën zyrtare për të shmangur trafikun e zi të organeve.

Sipas burimeve, mëlçia është organi më i kushtueshëm, me vlerë gati 40 mijë euro, për një mushkri duhen rreth 12 mijë euro, për zemrën rreth 15 mijë, e kështu me radhë, në një listë tejet makabër.

Sipas akuzave, rajonet e ndryshme kineze kishin kohë deri më 1 shtator për të bërë të ditur tarifat, ndërkohë që diferencat janë të dukshme nga një rajon në tjetrin.

Për aktivistët që prej vitesh luftojnë për dënimin e kë tyre praktikave nga qeveria kineze, vendimi vjen thjesht si një mënyrë për të legalizuar një trafik me dimensione të mëdha, dhe që në të vërtetë sipas tyre nuk ka ndalur kurrë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *