Lajme

Presidenti Ilir Meta viziton Kosovën në përmbyllje të mandatit të tij

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij. Ai shkon në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.

Kjo e fundit e pret të parin e shtetit shqiptar, të premten, në orën 09:00, me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, njofton RTK.

“Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin Meta, si dhe në fund të takimit mbajnë konferencë të përbashkët për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lexo më shumë  Firma për inceneratorin e Tiranës/ Pse SPAK fton Agaçin, por jo Ramën

Ndërkohë, Meta në orën 11:50 do t’i adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë të veçantë. Ndërsa, në orën 19:50, presidentja Osmani dhe presidenti Meta marrin pjesë në hapjen solemne të eventit Manifesta.

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditura angazhimet e saj për përcjelljen dhe sigurinë e presidentit Meta.

“Në kohën e ardhjes (pasdite) me 21 korrik, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta. Po ashtu edhe në ditën e kthimit, më 23 korrik, sipas agjendës zyrtare do të ndërmerren veprimet e njëjta policore, të lëvizjes së eskortës, në rrugët të cilat përdoren për qarkullim të eskortës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më shumë  Qendrimi i Grenellit shkakton furi reagimesh: Berlini, Parisi dhe Roma në një linjë me politikat e Trumpit në Ballkan

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *