Lajme

Presidenti i UEFA-së mbërrin në Tiranë, pritet të takohet me Ramën dhe Dukën (FOTO)

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë.

Ceferini pritet që të zhvillojë takim me Kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e FSHF-së Armand Dukën.

Mësohet se Ceferini në Tiranë do të qëndrojë vetëm sot, ku pritet të diskutojë për situatën e krijuar për shkak të zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, zgjedhje të cilat pritet të mbahen më 2 mars.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Ceferini vjen në Tiranë pas  përplasjeve të hapura mes FSHF-se dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Për këtë të fundit FSHF publikoi audiopërgjimin ku Veliaj kërcënonte si dhe shantazhonte institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës që do mbaheshin pasditen e 24 janarit. 

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Pas publikimit të audio-përgjimit pati një ‘lum’ reagimesh jo vetëm në vendin tonë por kjo temë u diskutua dhe në FIFA dhe UEFA.

Rruga Press

YouTube player