Lajme

Humbin jetën pesë persona nga coronvirusi në Kosovë, konfirmohen mbi dy mijë raste të reja

Në 24 orët e fundit nga coronavirusi në Kosovë kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa janë konfirmuar 2.110 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Lexo më shumë  Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte ndaj shqiptarëve

Tutje MSH njofton se sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768.

Në total numri i rasteve aktive është 30.871.

Ndryshe, rritje të rasteve me coronavirus në Kosovë ka pasur që nga fillimi i vitit 2022.

Rruga Press

YouTube player