Sport

Presidenti i Rubin Kazan flet për të ardhmen e Dakut: I është rritur çmimi, kemi disa oferta për të

Mirlind Daku ka spikatur në vitin e fundit me fanellën e klubit të Rubin Kazan në Rusi, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave nga kampionate të tjera.

Për sulmuesin shqiptar ka pasur disa oferta, por për momentin klubi rus nuk e ka lënë të largohet.

Ka qenë vetë presidenti i kësaj skuadre, Marat Safiullin, i cili duke folur për mediat ruse ka konfirmuar se ka oferta të ndryshme për sulmuesin. Gjithsesi, ai ka bërë të qartë se vlera e kartonit të Dakut është rritur falë paraqitjeve që ka dhuruar në kampionat.

“Ai ka kontratë edhe një vit me ne. Ka oferta për ta blerë, por është i shtrenjtë. Pothuajse të gjithë lojtarët tanë janë rritur në çmim, përfshirë edhe Dakun. Klubet si në Spanjë ashtu edhe Itali po tregojnë interesim për të”, ishin fjalët e presidentit të Rubin Kazan.

YouTube player