Lajme

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do të takojë Kurtin më 3 qershor në Prishtinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Prishtinën më 3 qershor.

Përgjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Costa do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Të mërkurën, më 3 qershor, Presidenti Costa do të shkojë në Prishtinë, për t’u takuar me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare”, konfirmon Këshilli Evropian.

Lexo më shumë  Ministri Ejup Maqedonci vizitë në ShBA, pritet në takim në Departamentin e Luftës nga Ndihmës Sekretarin i Luftës, Daniel Zimmerman

Kjo vizitë e Costas vjen në prag të Samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Costa do të zhvillojë vizita edhe në kryeqendrat e tjera të rajonit.

Rruga Press

YouTube player