KryesoreLajme

Presidenti i Gjermanisë uron Kosovën për 14-vjetorin e pavarësisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde.

Ambasadori Rhode ia ka dorëzuar Presidentes Osmani telegramin e urimit të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një komunikate nga Zyra e Presidentit, thuhet se Osmani e ka falënderuar ambasadorin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Kosovës.

“Në takim është biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon. Palët diskutuan edhe për punën e institucioneve të Kosovës të cilat kanë realizuar reforma përmbajtjesore në fushën e sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Tentoi të hyjë ilegalisht një serb në Kosovë, ndalohet nga policia

Po ashtu, aty thuhet se ambasadori Rohde ka vlerësuar përparimin e dukshëm në luftën kundër korrupsionit.

“U diskutua se me parametra të tillë, të cilët ndihmojnë në forcimin e rendit dhe të ligjit, krijohen kushte për investitorë të jashtëm”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *