Bota

Presidenti i Finlandës thotë se anëtarësimi në NATO do të ishte i dobishëm, por do të “rriste tensionet me Rusinë”

Një anëtarësim në NATO “do të rriste përgjithmonë tensionet me Rusinë” përgjatë kufirit të Finlandës me Rusinë, tha Presidenti Sauli Niinistö të shtunën në një intervistë me transmetuesin publik të vendit Yle TV1.

Niinistö theksoi se përfitimi më i madh i anëtarësimit në NATO do të ishte “fitimi i një efekti parandalues”, por do të kishte gjithashtu një rrezik për lloje të ndryshme të hakmarrjes ruse, duke përfshirë kërcënimet hibride, përcjell Telegrafi.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Presidenti tha gjithashtu se përfitimet e të qenit pjesë e NATO-s do të tejkalojnë pasojat negative dhe se është më e rëndësishmja të gjenden zgjidhje për të rritur sigurinë e vendit të tij.

“Siguria e mjaftueshme është vendi ku finlandezët mund të ndjejnë se nuk ka asnjë emergjencë dhe nuk do të ketë një të tillë”, tha ai, ndërsa shtoi gjithashtu se të qenit pjesë e aleancës do të ofronte sigurinë “më të mjaftueshme”.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Finlanda ka konsideruar t’i bashkohet aleancës ushtarake, tha ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto për CNN në fillim të këtij muaji.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *