Bota

Presidenti i Finlandës bisedon me Putinin, ia bën të qartë planin për anëtarësim në NATO

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto ia ka bërë të ditura planet e shtetit të tij liderit rus, Vladimir Putin për t’u bashkuar me NATO-n.

Një lexim i telefonatës mes dyshes u publikua nga Finlanda, raporton Sky News të shtunën.

Aty thuhej se Niinsito i tha Putinit “se kërkesat ruse në fund të vitit 2021 që synonin parandalimin e vendeve për t’u bashkuar me NATO-n dhe pushtimi masiv i Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë në Finlandë”.

Lexo më shumë  NASA: Kina po zhvillon projekte të fshehta ushtarake në hapësirë

Presidenti Niinistö e ka njoftuar Putinin se Finlanda do të kërkojë anëtarësimin në NATO në ditët e ardhshme.

Niinisto shtoi se si i kishte thënë Putinit në takimin e tyre të parë qysh në vitin 2012 se “çdo komb i pavarur maksimizon sigurinë e tij” dhe se duke u bashkuar me NATO-n, Finlanda po merrte përgjegjësitë e saj.

“Biseda ka qenë e drejtpërdrejtë dhe është zhvilluar pa acarime. Shmangia e tensioneve u konsiderua e rëndësishme”, tha Niinisto në një deklaratë.

Lexo më shumë  Komplot për të vrarë Zelenskyn, arrestohet agjenti i rusëve në Poloni

Pas njoftimit të Finlandës se planifikon të aplikojë për anëtarësim në NATO, furnizimet ruse me energji elektrike për fqinjin e saj kanë pushuar dhe Rusia ka kryer stërvitje ushtarake në enklavën e saj të Detit Baltik, Kaliningrad.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *