Lajme

Presidenti Biden vlerëson si historike paketën 1 trilionë dollarëshe të infrastrukturës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha të shtunën se paketa historike 1 trilion dollarëshe e infrastrukturës që Kongresi e miratoi të premten, do të krijojë miliona vende pune.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Biden e quajti këtë javë “javën e infrastrukturës”.

Ish-Presidenti Donald Trump kishte shpallur “Javën e Infrastrukturës” në vitin 2018, por nuk arriti të miratonte një projektligj të tillë megjithëse ndërmori disa përpjekje gjatë presidencës së tij.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Zoti Biden tha se do të nënshkruante projektligjin dypartiak “së shpejti” duke e kthyer në ligj në një ceremoni zyrtare me pjesëmarrjen e të gjithë atyre që punuan për të, si demokratë edhe republikanë. Amerikanët do t’i shohin efektet e ligjit në muajt e ardhshëm, tha ai.

Ligji dypartiak i infrastrukturës do të krijojë vende pune në projektet për modernizimin e rrugëve dhe urave, si edhe do të transformojë sistemin e transportit të vendit tha ai.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Votimi 228 me 206 që u krye të premten vonë në Dhomën e Përfaqësuesve është një triumf për demokratët e presidentit Biden, të cilët kishin debatuar për muaj të tërë mbi propozimet ambicioze të shpenzimeve që përbëjnë pjesën më të madhe të programit të tij të brendshëm. /VOA/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *