Lajme

Prerja e pemëve te Liqeni Artificial, qytetarët: Nuk zë mend Erioni!

Një qytetar ka denoncuar në “Fax News” se në Liqenin Artificial po kryhet një krim mjedisor duke u prerë me dhjetëra pemë.

Përmes këtyre pamjeve të “Fax News” duket që janë prerë dhjetëra pemë. Ajo që po bëhet në këtë zonë është ndërtimi i një piste vrapimi, që ka koston e 58 milionë lekëve.

Kryebashkiaku Veliaj ka folur në fillim të mandatit për gjelbërimin e kryeqytetit. Me nismën “mbill një pemë”, ftoheshin dhe qytetarët t’i bashkoheshin kësaj nisme.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Liqeni Artificial është quajtuar “mushkëria” e qytetit, por një pistë vrapi tashmë ka shkaktuar krim mjedisor te Liqeni.

Zëri i qytetarëve:

Qytetare: Katastrofë! Më dhemb zemra sa herë shoh këtë pamje.

Qytetari: Nuk më vjen mire që priten pemët. Duhet të mbrohet nga të gjithë qytetarët. Nuk e kuptoj çfarë bëhet.

Qytetari: Ashtu siç ka bërë sheshin me pallate të larta, kështu ka filluar dhe këtu t’i presë pemët. Çfarë t’i bësh thirrje atij?! Nuk zë mend, ashtu si e ka nisur me Edi Ramën ky.

YouTube player

Rruga Press

Lexo më shumë  “I thyen hundën”/ Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *