Lajme

Presidenca: Shpërthimi në veri, sulm kriminal pas heqjes së kamerave ilegale

Shefi i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në orët e para të së shtunës në veri të Mitrovicës.

Vela ka deklaruar se shpërthimi pranë stacionit të Policisë është një tjetër sulm kriminal nga strukturat ilegale serbe.

Sipas tij, ky veprim është reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave ilegale të vëzhgimit, të vendosura nga Serbia.

“Një tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut. Strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Ky duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave ilegale të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, i cili do të vazhdojë”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Mitrovicë të Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Kral Petar”.

Shpërthimi ka ndodhur afër stacionit të Policisë.

Rruga Press

Lexo më shumë  PISA 2025 - Si u deformuan të dhënat nga qeveria e Shqipërisë; reagon OECD: Nuk i miratuam ndryshimet
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *