Lajme

Presidenca: Kushtetuesja krijoi një precedent të rrezikshëm për demokracinë

Institucioni i Presidencës ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke u shprehur se ai vendosi një precedent të rrezikshëm në vend lidhur me demokracinë.

Sipas këshilltarit ligjor Bledar Dervishaj, janë shkelur rëndë parimet kushtetuese dhe kjo gjykatë, ka mbrojtur interesat politike dhe jo të vlerave që përfaqëson.

“Siç të gjithë jeni në dijeni Presidenti i Republikës ishte pjesë e këtij procesi, e mbështeti kërkesën e shoqatës së bashkive duke kërkuar pranimin e saj. Presidenti si palë e interesuar i kërkoi gjykatës, kontrollin e akteve apo vendimeve të marra nga pushteti vendor, për të përmbushur rolin, misionin që kushtetuta i ka dhënë. Vetëm përmes një vendimmarrje të themelit, Gjykata Kushtetuese do i rikthehet popullit shqiptar, votën e lirë, për të zgjedhur përfaqësuesit e tij.

Përkundër kësaj pritshmërie, kjo gjykatë i zhgënjeu të gjithë. Gjykata Kushtetuese për interesa që nuk përkojnë me ato të shqiptarëve hoqi dorë nga kompetencat për të mbrojtur liritë për shqiptarët. Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj, e ka lënë çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Ajo nuk mori guximin të shpjegonte apo të merrte përgjigjen e këtyre pyetjeve.

A iu mohua mbi 3 mln shtetasve shqiptarë e drejta për të zgjedhur në mënyrë të drejtë? A mundet sipas Kushtetutës të zhvillohen zgjedhje pa një datë të përcaktuar nga presidenti?

Lexo më shumë  Shtimja ndan çmimin Qytetar Nderi për politikanin gjerman Hartmut Ganzke

A ishin votimet më 30 qershor, në përputhje me parimet, vlerat dhe liritë themelore që parashikon Kushtetuta jonë. A mundet që data e zgjedhjeve të diktohet juridikisht nga rezoluta? A para shikon Kodi Zgjedhor zgjidhjen e situatës ku në zgjedhje merr pjesë një kandidat?

Është e qartë që me vendimmarrjen e saj Gjykata nuk kishte vullnet për të zgjidhur çështjen, por ia la sërish çështjen juridiksionit politik. Për ta bërë veten jo kompetente, Gjykata Kushtetuese ka cënuar rëndë parimet e transparencës.

Më datë 23 qershor, Gjykata Kushtetuese, në mënyrë të papritur vendosi të pezullojë shqyrtimin çështjes dhe ti drejtohet Venecias. E vetmja palë në proces që i adresoi pyetje gjykatës ishte pala kërkuese, Shoqata e Bashkive”, tha Dervishaj.

Sipas tij, nëse gjykata do të kishte trajtuar pa anashkaluar secilën nga këto pyetje, është e qartë që gjykata nuk kishte vullnet për ta zgjidhur këtë cështje por ja la këtë cështje juridiksionit politik.

“Gjykata Kushtetuese ka cënuar rëndë transparencën, në mënyrë të papritur të panevojshme vendosi ti drejtohet Komisionit të Venecias duke u njohur të drejën palëve në proces.

Lexo më shumë  Deputeti finlandez: Serbia nuk mund të ndikojë te shumica e shteteve kundër Kosovës në KiE

Gjykata më 9 korrik 2021 i dërgoi komisionit të vendoecias kërkesë por dukle fshehur pyetjen që kishte gjykata e bashkive, por ka bërë 3 pyuetje të hartuar anga gjykata të cilat nuk kishin lidhje me objektin e gjykimit. GJK u shpall si jo kompetente për procesin e zgjedhjeve.

Gjykata e kishte marrë vendimin e saj për ta shpallur veten jo kompetente dhe dërgimi i cështjes në Komisionin e Venecias duhet ta shtynte vendimmarrjen e saj. Duke e vetëshpallur jo kompetente, se sa kjo mënyrë veprimi ju përshtat qeverisë nuk ka nevojë për komente, GJK dhe qeveria janë në të njëjtën linjë arsyetimi.

Kushtetuesja nuk e përmbushi rolin dhe rëndësishëm që Kushtetuta i ka dhënë. Kjo vendimmarrje nuk detyron dhe nuk nxjerr përgjegjësi për asnjë nga palët. Ky vendim nuk thotë asgjë përvec se rrëzon kërkesën e shoqatës së bashkive.

Kushtetuesja për një çështje kaq të rëndësishme nuk e përmbushi misionin duke mos dhënë asnjë zgjidhje sic kërkonin interesat e vendit”, tha Dervishaj. Sipas tij, Kushtetuesja me vendimin e saj legjitimon mbajtjen e zgjedhjeve pa një datë të caktuar nga Presidenti, ashtu sikundër e përcakton Kushtetuta, ose i jep të drejtën Qeverisë që ti mbajë zgjedhjet kur ajo dëshiron.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *