Lajme

Prerja e pemëve te Liqeni Artificial i Tiranës, institucionet heshtin përballë masakrës mjedisore

Parku i Liqenit Artificial të Tiranës po shkatërrohet nga kantieret e ndërtimit në të gjitha anët ndërsa Bashkia dhe Ministria e Mjedisit duket se nuk po shqetësohen nga hapësira e fundit e gjelbërt e mbetur në kryeqytet. Edhe pse në zonë prej ditësh janë prerë pemët asnjë nga institucionet nuk ka shkuar për të dokumentuar situatën dhe për të ndëshkuar përgjegjësit.

Tashmë në Liqenin Artificial prej ditësh kanë filluar punime duke shkatërruar dhe pemët, ndërsa shqetësuese është se askush nga Ministria e Mjedisit apo Bashkia e Tiranës nuk kanë ardhur në zonë për të parë masakrën.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

Trungjet e prera, bari i dëmtuar dhe gropat e hapura që prej ditësh transmetohen në media duket se nuk u kanë bërë përshtypje institucioneve për të marrë masa për shkatërrimin e Liqenit Artificial.

Kjo nuk është e para ndërhyrje që po i bëhet Parkut të Liqenit Artificial.

Muaj më parë Bashkia e Tiranës dha një leje ndërtimi në zonën që njihej si Garda ku do të ndërtohen hotel me zyra dhe shërbime 14 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Ndërkohë edhe në pistën e vrapit që ndodhet brenda ambienteve të Liqenit Artificial po kryhen punime.

Pjesë e tyre ishte edhe prerja e pemëve ditën për diell edhe pse Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit ishte autoriteti kontraktor për të monitoruar situatën./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *