Sport

Prenga shkëlqen në Hungari, mbrojtësi përfshihet në 11-shen më të mirë të fazës së parë

Herdi Prenga është duke zhvilluar një nga sezonet më të mirë në karrierë teksa është shndërruar në një garanci për prapavijën e hungarezëve të Kisvarda. Deri më tani, 27-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje ndërsa ka shënuar edhe një gol.

Këto statistika e kanë ndihmuar Kisvardën të renditet në vendin e dytë të kampionatit, vetëm një pikë pas kryesuesve të Ferencvaros ndërsa Prenga është bërë pjesë e formacionit më të mirë të fazës së parë në elitën hungareze. Sakaq, mbrojtësi shqiptar rezulton edhe si më i miri kampionatit në rolin e tij, duke lënë pas krahëve të gjithë kolegët e tij mbrojtës.

Për Prengën ky është sezoni i dytë në radhët e Kisvarda, teksa kujtojmë se pjesë e kësaj skuadre është edhe ish-lojtari i Partizanit në Superiore, Jasir Asani. Ky i fundit luan sezonin e parë te hungarezët, teksa në 14 parqitje ka shënuar edhe katër gola.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *