Bota

“Premiera më e shikuar e të gjitha kohërave”, filmi i Rita Orës thyen rekord brenda tri ditësh

Filmi i ri, “The Descendants: The Rise of Red”, në të cilin luan shqiptarja me famë botërore, ka thyer rekord shikueshmërie vetëm tre ditë pas publikimit.

Filmi është produkt i gjigantit “Disney”.

Me 6.7 milionë shikime në tri ditët e para të transmetimit, filmi është tani premiera më e shikuar e të gjitha kohërave, ka shkruar “Disney.com”.

Lexo më shumë  Përmbytjet në Evropën qendrore, shkon mbi 20 numri i viktimave

Rita ka shpërndarë lajmin në Instastory.

Ky është një numër mjaft i madh për kompaninë filmike, ani pse është e vështirë të krahasohet direkt me tituj të tjerë.

Më herët gjatë këtij vitit, projekti filmik i “Disneyt”, turneu i këngëtares Taylor Swift “The Eras Tour”, debutoi me 4.6 milionë shikime brenda tri ditësh.

Titujt e filmave për fëmijë janë ata që zakonisht i rrisin shikimet në këtë kompani, gjë që është arsyeja pse kolona zanore e filmit “The Descendants: The Rise of red” tashmë ka më shumë së 26 milionë transmetime. Hashtagu “#Descedants” ka grumbulluar më shumë se 95 milionë shikime në SHBA, e 9 miliardë në mbarë botën.

Lexo më shumë  Gjermania furnizon Ukrainën me armatim të rëndë

TRAILER:

YouTube player

Rruga Press

YouTube player