Lajme

Prej kujt i marrin lajmet portali i Baton Haxhiut dhe Berat Buzhalës?

Shkruan Arlind Manxhuka, Sekretar për Media dhe Komunikim i Lëvizjes VETËVENDOSJE

𝐏𝐫𝐞𝐣 𝐤𝐮𝐣𝐭 𝐢 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐥𝐚𝐣𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐁𝐚𝐭𝐨𝐧 𝐇𝐚𝐱𝐡𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐁𝐞𝐫𝐚𝐭 𝐁𝐮𝐳𝐡𝐚𝐥ë𝐬?

𝐍𝐠𝐚 𝐁𝐨𝐣𝐚𝐧 𝐏𝐨ž𝐚𝐫. Por, kush në fakt është ky person. Ja çfarë thotë mediumi prestigjioz slloven ‘Necenzurirano’, në disa hulumtime të gjata mbi këtë person. Sa për rikujtim, mediumi ‘Necenzurirano’ është po ashtu medium që nxori para disa vitesh non-paper-in e famshëm të idesë së shkëmbimit territorial.

Në 3 linqet më poshtë mund të shihni lidhjet mes Janshës, Orbanit dhe Vuciq dhe atij që i shërbente këtyre interesave, pra Pozar, sic theksojnë hulumtimet. Në këto hulumtime madje theksohet edhe lidhja e gjithë këtyre te ideja e shkëmbimit territorial dhe rishkrimit të kufijve në Ballkan. Dhe rrjedhimisht mund të kuptoni kë citojnë këta në Kosovë, shoqëria e Stanishiqit dhe Veselinoviqit.

1. Më 19 prill 2021, mediumi slloven ‘Necenzurirano’ publikon artikullin me titullin: 𝐁𝐨𝐣𝐚𝐧 𝐏𝐨𝐳𝐚𝐫 𝐦𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚𝐭ë ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩ë𝐫 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬ë.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Në këtë artikull mediumi shkruan se:

‘’Sipas informacioneve nga disa burime, politikani i dështuar Bojan Požar, kryetari i partisë me të njëjtin emër, i cili mori 0.88 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të 2018, duhet të vijë në Planet TV para verës. Siç kemi raportuar edhe më parë, gjatë fushatës zgjedhore Pozhari u pajtua me Janshën për një sulm të përbashkët publik ndaj Marjan Sharcit. Sipas informacioneve tona, atij do t’i besohet drejtimi i një talk show më të gjatë në Planet TV, i cili thuhet se është pjesë e marrëveshjes mes partisë në pushtet dhe përfaqësuesve të pronarit hungarez’’.

Hulumtimi i plotë:

https://necenzurirano.si/clanek/preiskovalne-zgodbe/bojan-pozar-le-dobil-placilo-za-podporo-vladi-866531?fbclid=IwAR3p0ovbIHSrF6vKo69NYlKwwQ9i3B7HiqZrv5bO1sFOsaWedIV1tGo1e38

2. Më 30 gusht 2022, mediumi slloven publikon hulumtimin tjetër me titull: 𝐁𝐨𝐣𝐚𝐧 𝐏𝐨𝐳𝐡𝐚𝐫 𝐧ë 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣ë 𝐢𝐧𝐟𝐥𝐮𝐞𝐧𝐜𝐮𝐞𝐬 𝐪ë 𝐛𝐥𝐞𝐮 𝐚𝐫𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐬𝐡𝐚

Hulumtimi tjetër, nxjerrë autorin që portali Baton Haxhiut dhe Berat Buzhales citojnë dhe intervistojnë si bashkëpunëtor të personit që ka qenë pjesë e hetimit ndërkombëtar për pastrim parash:

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

‘’Bojan Požar dhe Janez Jansha kanë disa pika kontakti: përveç avokatit të tyre të përbashkët, Franci Matoz, të dy janë miq të mirë me Rok Snežič, i cili ka punuar në Bosnje dhe Hercegovinë për shumë vite. Autoritetet lokale po marrin pjesë në një hetim ndërkombëtar të një rrjeti për pastrim parash të dyshuar, në të cilin Snežič thuhet se ka luajtur një rol qendror, sipas gjetjeve të hetuesve kriminalë. Në fund të vitit 2020, autoritetet e BiH ia ndaluan hyrjen në vend’’.

Më poshtë shkruan:

‘’Për një kohë të gjatë, portali i Požar-it ka qenë një nga kanalet që raporton për interesat e Rok Snežič, komunikon pikëpamjet e tij dhe publikon në mënyrë selektive dokumente nga punimet e tij. Pra, a do të përpiqet të përdorë agjencinë për të ushtruar presion mbi autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë që kanë të bëjnë me Snežič’’.

Tre hulumtimet e plota:

https://necenzurirano.si/clanek/preiskovalne-zgodbe/bojan-pozar-v-poslu-z-vplivnezem-ki-je-od-janse-kupoval-orozje-990664?fbclid=IwAR2F4xbrn81zsmLodcsjIGWjb1hcVwaCrP4cFTDyraKsj1NPv5jUBvoMuK8

https://necenzurirano.si/clanek/preiskovalne-zgodbe/bojan-pozar-le-dobil-placilo-za-podporo-vladi-866531?fbclid=IwAR2gbhjyEKsE1eDJ-j6DU-Q-9IWK5CYFK57MSu6IC5uzEGs5LLMW2qizjdU

https://necenzurirano.si/clanek/aktualno/lucija-usaj-razkrila-dogovore-med-bojanom-pozarjem-in-janezom-janso-843159?fbclid=IwAR2F4xbrn81zsmLodcsjIGWjb1hcVwaCrP4cFTDyraKsj1NPv5jUBvoMuK8

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *