Lajme

Prej 6 muajsh i zhdukur, SPAK-u sekuestron pasuritë e Ervis Martinajt

SPAK ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive e Ervis Martinajt, i konsideruar ish-mbreti i lojërave të fatit. Ky vendim i Prokurorisë së Posaçme ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt, teksa ende nuk dihet nëse është gjallë apo është vrarë.

Mësohet se aksioni është përqendruar në Lezhë dhe Fushë Kuqe, ndërkohë që në përfundim të tij do të bëhet edhe bilanci i pronave të sekuestruara.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për 34 pasuri të Martianjt dhe familjes së tij.

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda. Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove. Po ashtu ai  ishte i përfshirë në masakrën e ndodhur në Bllok në 4 tetor 2018, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u arrestua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash.

Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të bandës së Durrësit. Policia kishte dështuar disa herë në aksionet e saj për arrestimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Kjo për shkak se çdo lëvizje e forcave speciale RENEA, dyshohej se dekonspirohej nga vetë brenda radhëve të saj. Ndërkohë që në radhët e drejtuesve të policisë, debatet ishin të forta, se si do të hetohej çështja, të cilët këtë herë ishin të sigurt që nuk ishin përpara një largimi nga banesa të Martinaj. Ndaj pas shumë debatesh çështja u regjistrua për rrëmbim dhe zhdukje personi.

Lexo më shumë  “Frymëzim për ushtrinë sot” - Përkujtohet heroi Ilaz Kodra

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *