Opinion/Aktualitet

Prej 10 vitesh këtë vend e shkatërruan dhe shpopulluan, e sot marketojnë brendet botërore të modës luxury

Nga Alba Kepi

Asnjë lider shteti e qeverie nuk do të ia lejonte vetes të publikonte në faqen zyrtare reklamën e një brandi o marke jo kombëtare!

Pasi prej 10 vite qeverisje, këtë vend e shpopulluan, e varfëruan, e shkatërruan, e c’moralizuan, e c’vlerësuan dhe e degjeneruan me goditje ndaj c’ka kishte më të fortë e të bukur; pasuritë kombëtare, natyrore, historinë, identitetin, rininë e trashëgiminë shqiptare, sot u mbetet të marketojnë brandet botërore të modës luxury, e cila ka faturuar 56,5 miliardë euro vetem në nëntë muajt e parë të 2022.

Asnjë lider shteti e qeverie nuk do të ia lejonte vetes të publikonte në faqen zyrtare reklamën e një brandi o marke jo kombëtare, e cila për interesa tregu zgjedh të reklamoj linjën e flamujve nga e gjithë bota.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Pavarësisht flamurit qëllimi promocional e reklamues i këtij brandy është fitimi, shitja, sponsorizimi, paratë.

E shpesh e ka përdorur këtë lloj marketingu qysh në baulet e anijeve të udhëtarëve në fillim të ‘900!

Ky flamuri më i bukur për ne shqiptarët që kush po na qeverss na detyron të zgjedhim të jetojmë nën flamuj shtetesh të tjerë, është thjeshtësisht SUBLIM e hyjnor, në cantat e punuara me grep apo me shtiza nga ato gra e nëna shqiptare që për të siguruar bukën e gojës rrinë me orë duke i shitur në rrugë, mes shiut e ftohtit dhee nxehtësisë së verës!

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

Sa shqiptarë mund ta blejnë këtë cantë e sa interes ka kombi që kjo firmë për interesa financiare shton në seritë e saj të prodhimit dhe një linjë flamujsh nga e gjithë bota?’

KM shqiptar a mund të dimë se sa nga 687 miliardë lekë të buxhetit 2023 do të investohen për të finacuar markat Made in Albania?

Ky do ishte flamurëzimi më i ndershëm në botë!

E shihni rrugët e Shqipërisë KM janë mbushur me punime shqiptare, punuar me duar që kanë talentin, trashëgiminë e atdhedashurinë më të vërtetë, më të thellë e më elegante sesa postimi juaj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *