KryesoreLajme

Prattipati viziton veriun: Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të sigurojë që të gjithë qytetarët të mund të jetojnë në një mënyrë paqësore

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, njoftoi se ka vizituar veriun të hënën, ku u takua me udhëheqës të shoqërisë civile dhe përfaqësues politikë e të Policisë.

Ambasada ka shkruar në Facebook se ajo përsëriti qëndrimin që stabiliteti dhe siguria janë çështje thelbësore në Kosovë, derisa u tha që është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës “të sigurojë që të gjithë qytetarët të mund të jetojnë në një mënyrë paqësore”.

Lexo më shumë  Kurti thirrje liderëve politikë: Jemi kaq afër zgjidhjes për presidentin saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje për të ardhur përsëri në të njëjtën pikë

E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, pati sot një vizitë produktive në veri të Kosovës, duke u takuar me udhëheqës të shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës. E ngarkuara me punë përsëriti qëndrimin e qeverisë së SHBA-së: stabiliteti dhe siguria janë thelbësore. Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të sigurojë që të gjithë qytetarët të mund të jetojnë në një mënyrë paqësore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lexo më shumë  Arsimi publik falas, por hyrja shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës? Mesatarisht 34 mijë lekë për një fëmijë
YouTube player