Lajme

‘Pranvera universitare’/ Pedagogët dhe studentët u rikthehen protestave

Edhe më të pakënaqur se disa muaj më parë e më të shumtë në numër trupa pedagogjike e universiteteve në Tiranë e rrethe bashkë me studentët u mblodhën përpara ambienteve të Universitetit Politeknik për t’i kërkuar llogari qeverisë mbi kërkesat e parashtruara në fund të muajit gusht.

“Çfarë u bë me fatin e kërkesave të peticionit dhe me realizimin e tyre?! Ministria bëri vetëm një negociatë me sindikatën në 23 shtator 2022. Ajo lajmëroi ngritjen e grupeve të punës, të cilat i karakterizon mungesa e transparencës dhe konflikti i interesit. Jo vetëm që nuk ka përfaqësues nga sindikata, por ka prezencë burokratësh ministrie dhe rektoratësh që janë bashkëpërgjegjës për gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet sot arsimi i lartë”, u shpreh një pedagogë në fillim të protestës, e cila nuk u hap si gjithnjë nga kreu i sindikatës së pavarur të universiteteve, Sandër Kovaçi.

Kërkesa është e njëjtë, “rritje page” në masën e kërkuar dhe jo atë të realizuar. Sidoqoftë, edhe kjo e fundit rrezikon për shkak të burimeve financiare të pakta në universitete. “Qeveria plotësoi pjesërisht vetëm një nga l kërkesat e peticionit që ishte rritja me 7%, larg kërkesës së ligjshme dhe minimaliste të sindikatës për një trajtim të barabartë me rajonin, ndërkohë që pjesa tjetër prej 8% u la në dorë të universiteteve dhe u realizua me vështirësi dhe rrezikohet në çdo kohë nga mungesa e burimeve financiare në të gjitha universitetet. Në të njëjtën kohë është në kurriz në financimeve të nevojshme për studentët”. Vetëm një javë më parë në universitete u zgjuan sërish shkëndijat e lëvizjes për një universitet më cilësor pas protestave disajavore që zgjatën deri në fund të vitit 2022.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

“PAGE SA KOSOVA”

Të mbledhur para korpusit, pedagogët njëzëri i kanë bërë thirrje qeverisë të plotësojë kushtet e tyre. Njëri prej tyre, pedagogu Petraq Milo deklaroi hapur se synimi i kësaj proteste është që të arrijnë pagën e kolegëve të tyre në Kosovë. Pa një vlerësim financiar të mirë, sipas tij, nuk ka as staf të mirë akademik. “Më vjen mirë që ka një prezencë të dominuar të Universitetit të Arteve. Kolegët tanë janë dita-ditës më të sensibilizuar për platformën e re të arsimit që janë çështjet madhore që universitetet duhet të rishikojnë. Pa vlerësim financiar të mirë nuk ka as staf akademik të mirë.

Qeveria dështoi. Shtesa e rrogës është e pakonsiderueshme. Ne i qëndrojmë kërkesën që pagat të mos jenë më pak se mesatarja rajonale ose të paktën sa niveli i pagave në Kosovë. Rroga e profesorit në Kosovë 1200 euro. Profesori në Kosovë merr 3052 euro nga orët shtesë. Në një element tjetër është dhe ligji i arsimit të lartë. Ligji aktual ka instaluar autokracinë universitare. Ligji ka krijuar centralizim të skajshëm. Në universitete është zhvlerësuar këshillat shkencorë. Askush nuk shqetësohet për këtë fakt. Një çështje tjetër madhore është dhe analiza financiare në Universitete. Për këtë, fajtore në radhë të parë është Ministria e Arsimit”.

“S’KA ME SHPRESE”

Protestës së pedagogëve këtë të mërkurë i është bashkuar edhe publicisti Fatos Lubonja. Lubonja ka thënë se përpjekjet për të ndryshuar Shqipërinë janë bërë për një kohë të gjatë por sot sipas tij kemi arritur në fund. Ai po ashtu citoi edhe një studim ku Shqipëria renditej e fundit, sa i takon besimit te të tjerët. “Për një kohë të gjatë jemi përpjekur për ta ndryshuar për mirë Shqipërinë dhe kemi arritur në fund fare. Është një qendër studimesh mbi një temë që i është drejtuar vendeve europiane. Sa duhet të besojmë te të tjerët dhe përgjigjja ishte tronditëse për listën shqiptare.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

E fundit ishte Shqipëria me 2.8% që besonin te të tjerët. Ke një Kryeministër, i cili kur i thonë se nuk kemi punëtorë, i është përgjigjur, unë të këshilloj të marrësh banglandeshas, madje sapo të filloj të mësojnë shqip dhe të belbëzojnë liri, demokraci, hiqini dhe merrni të tjerë. Kjo është gjendja. Ka të bëjë me shkatërrimin e shkatërrimeve që i ka ndodhur këtij vendi. Është rrethuar me këto kulla absurde të pastrimit të parave të pista. Shkatërrimi kryesor është te atij njeriu që nuk beson te njeriu shqiptar”, tha Lubonja duke shtuar më tej se restarti duhet të fillojë nga njeriu. “Të ndërtojmë një njeri që nuk mendon vetëm për vete. Mendoj se është një çështje shumë e rëndësishme që jeni mbledhur ju këtu, s’ka të bëjë thjeshtë me shtim rrogash, por me riformulimin e Arsimit të Lartë. Si ka mundësi të bësh shkolla pa mësues fizike, biologjie, kimie”?!/PANORAMA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *