Bota

Prag lufte Rusi-Ukrainë? 30 anije luftarake nisin stërvitjet pranë gadishullit të Krimesë

Mbi 30 anije luftarake të Flotës së Detit të Zi kanë nisur stërvitjet pranë gadishullit të Krimesë, si pjesë e stërvitjeve detare, njoftoi sot agjencia e lajmeve RIA, në një kohë kur  shtetet perëndimore paralajmërojnë se lufta midis Ukrainës dhe Rusisë  mund të shpërthejë nga momenti në moment.

Lëvizjet ushtarake të Rusisë po monitorohen nga afër pasi përqendrimi i trupave ushtarakë  pranë Ukrainës ka ngjallur shqetësime në Perëndim, se Kremlini  po planifikon një pushtim të Ukrainës, me moskën që mohon çdo pretendim për një luftë të mundshme.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

RIA raporton se më shumë se 30 luftanije ruse kanë lundruar nga portet e Sevastopolit dhe Novorossiysk “sipas planit të stërvitjeve” pranë Krimesë, e cila u ankorua nga Rusia në 2014 nga Ukraina.

Muajin e kaluar, Rusia njoftoi se marina e saj do të zhvillonte stërvitje  në shkurt dhe muajin e ardhshëm me pjesëmarrjen e të gjitha flotës së saj nga Paqësori në Atlantik./ora/

Lexo më shumë  NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *