KryesoreOpinion/Aktualitet

Pozhari për protestën e sotme: Kjo Qeveri shkurt po ju thotë se sado që të jeni të majmur, nuk mund të dilni mbi ligjin, as ta shantazhoni shtetin, e as ta dëmtoni më të dobëtin – qytetarin

Shkruan Xhevdet Pozhari

Sot, disa biznese i bllokuan hyrje daljet e Prishtinës në shenjë proteste kundër vendimit që të dalin në treg të hapur për furnizimin me energji.

Çka duhet të dimë për këtë temë që nuk janë dhënë shumë informata:

1. Konsumuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike janë bizneset të cilat, deri më tani, janë faturuar me çmime si të gjithë qytetarët tjerë. Kur është kërkuar kategorizimi që ata të cilët shpenzojnë më shumë, të paguajnë tarifa më të larta, me qëllim që të ruhet çmimi për konsumatorët e rëndomtë (lexo: për qytetarët), filluan kundërshtimet.

Lexo më shumë  'Jetesa nën presion'/ Shqiptarët më të shqetësuar për ekonominë se shumica e botës

2. Këtë proces të tranzicionit për bizneset e ka përcaktuar Ligji i Energjisë i miratuar në vitin 2016. Pra, më shumë se 8 vite e kanë ditur se kjo ditë do të vjen, por ju ka konvenuar që të operojnë me njërin sy mbyllur. Sigurisht, duke shpresuar se pjesë e parlamentit/qeverisë do të jenë “ramiz kelmendat” që do të bllokonin çdo gjë që nuk do të ishte në favor të bizneseve.

3. Kamionët që bllokuan rrugët për interesa të disa pronarëve të fuqishëm të bizneseve, ishin të drejtuar nga punëtorë që kurrë nuk e patën mundësinë të protestojnë, të bllokojnë punën e pronarëve të kompanive që jo rrallë ua kanë thithur gjakun me pambuk për atë pagë që marrin.

Lexo më shumë  Ose Serbia zgjedh shtetin modern, ose vazhdon të adhurojë mitin — dhe zhduket bashkë me të

Pra, të tre hapat zbërthejnë mendësinë e rrënjosur nga e kaluara të politikbërjes në baza të biznes-interesave që shtyp të dobëtin dhe privilegjon të fortin.

Kjo Qeveri shkurt po ju thotë se sado që të jeni të majmur, nuk mund të dilni mbi ligjin. As ta shantazhoni shtetin. E, as ta dëmtoni më të dobëtin – qytetarin.

YouTube player