BotaKryesore

Gjykata rrëzon tarifat, “tërbohet” Shtëpia e Bardhë: Nuk mund të vendosin gjyqtarët

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka bllokuar tarifat reciproke të presidentit Donald Trump, duke i quajtur ato “të paligjshme”.

Tre gjyqtarë të Gjykatës Ndërkombëtare të Tregtisë kanë vendosur se ligji tek i cili bazohet presidenti për të vendosur tarifa nuk i jep autoritet atij për ta bërë këtë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Shtëpisë së Bardhë. Në fillim zëvendës shefi i personelit, Stephen Miller ka folur për një “grusht gjyqësor shteti”, ndërsa më vonë një zëdhënëse ka denoncuar vendimin.

Lexo më shumë  Miratohet në Komisionin për Legjislacion, Projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

“Nuk u takon gjyqtarëve të pazgjedhur të caktojnë se si të përballemi me një emergjencë kombëtare. Presidenti Trump po punon për ta vendosur Amerikën në plan të parë dhe administrata është e angazhuar për të përdorur çdo mjet të pushtetit për t’u përballur me këtë krizë dhe për të rikthyer madhështinë e Amerikës”, ka thënë zëdhënësja.

Administrata Trump ka njoftuar gjithashtu se do ta apelojë vendimin, me qëllim rrëzimin e tij. Ajo ka vënë në dukje se ai është marrë nga tre gjyqtarë, njëri i caktuar nga Barack Obama, një nga Ronald Reagan dhe një nga vetë Trump.

Lexo më shumë  Krasniqi-Goodman: 16-vjeçare isha në dorën e armikut, Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet

Nuk përjashtohet mundësia që çështja të mbërrijë në Gjykatën Supreme, duke i lënë asaj detyrën për marrjen e një vendimi me ndikime në ekonominë botërore.

YouTube player